FOTO/ Titulli i 4-të kampion në historinë e saj, Shkupi feston me flamurin shqiptar dhe… “Tirona Fanatics”

Klubi i Shkupit ka festuar ditën e djeshme titullin e katërt kampion në historinë e saj në Maqedoninë e Veriut.

SHKUPI 1

Pasditen e djeshme klubi shqiptar ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Akademisë Pandev, falë dopietës së Trapanovskit dhe një goli të Anid Abazit.

Gjatë festimeve të titullit kampion, nuk ka munguar as tifozeria e Tiranës, tifogrupi “Tirona Fanatics” të cilët janë binjakëzim me tifogrupin e Shkupit, “Shvercerat”.

Në mesin e fushës nuk kishte si të mungonte dhe flamuri Kombëtar kuqezi, ku simbolizon bashkimin e një kombi, traditës dhe të gjuhës pavarësisht gjithçkaje.

Shkupi e mbylli kampionatin në vendin e parë, në kuotën e 76 pikëve, duke koleksionuar nga 33 ndeshje, 23 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje, me një golavarazh 66-21.

SHKUPI 2

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×