Dy aksidente njëri-pas tjetrit në Lezhë, makina me 3 vajza brenda përfundon në kanal, mjeti përplas motoçikletën

Aksident Lezhe

Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë në rrugën e Shënkoll-Tale.

Të ndihmuar dhe nga banor të zonës, është bërë e mundur nxjerrja e vajzave nga makina, duke u shpëtuar jetën.

Ndërkohë pak minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin, ku një automjet u përplas me një motoçikletë. Për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës. Për të dy aksidentet policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×