Barcelona tremb, por në fund arrin të marrë atë se çfarë I duhej ndaj Valladolid, 3 pikët. Skuadra e Flick vuajti gjatë pjesës së parë, por në fund ia doli të fitojë me përmbysje 1-2, ndaj ekipit të vendit të fundit në renditjen e La Ligas, Valladolid.
Tekniku gjerman kishte lënë pushim thuajse të gjithë titullarët e tij për këtë sfidë, për shkak të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Uefa Champions League, atë që katalanasit do të luajnë ndaj Interit, të martën në San Siro.
Sfidat për balugranat do të niste menjëherë në malore, pasi do të ishin vendasit që do të kalonin përpara me golin e realizuar nga Sanchez në minutën e 6, që do të mposhte portierin gjerman Ter Stegen të rikthyer pas një dëmtimi të gjatë.
Miqtë u munduan të kundërpërgjigjen menjëherë, teksa Pau Victor dhe Ansu Fati paten disa mundësi të mira shënimi gjatë pjesës së pare, por ishin të pafat.
I riu Rodriguez dëmtohet në fundin e pjesës së pare, ndaj Flick vendos të hedh në fushën e lojës Lamine Yamal. Por jo vetëm kaq, por me fillimin e pjesës së dytë gjermani nuk ka ndërmend të pres më ndaj vendos të hedh në fushë artilerinë e rëndë, me futjen në lojë të Raphinës, Olmos dhe De Jong.
Dhe në fakt aktivizimi I titullarëve ndryshonb tërësishët lojën dhe rezultatin për katalanasit. Brenda 6 minutash lojë Raphina dhe Fermin Lopez, arrijnë të përmbysin shifrat duke I dhënë avantazhin e merituar skuadrës së Flick. Në fund mundësi e pastër shënimi edhe për talentin Yamal, por nga fare pranë portës 17 vjeçari gabon.
Përfundimisht Barcelona triumfon me përmbysje ndaj Valladolid, duke rritur presionin tek ndjekësit e Real Madrid.
“Përmbysja e kampionatit”, shkruan ditën e sotme e përditshmja spanjolle “Sport”, duke komentuar rëndësinë e suksesit të ekipit të drejtuar nga Flick, drejt titullit kampion këtë sezon.
