EMRI/ I dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit, shqiptari kapet në Mbretërinë e Bashkuar

Ervis Vrenozi, 39 vjeç, i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit për armëmbajtje pa leje dhe prodhim/shitje narkotikësh, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Arrestimi u bë i mundur pas operacionit të përbashkët policor të koduar “Akuzat”, mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook