Ramadan Kondi, ekspert i pensioneve, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka ngritur shqetësimin për mungesën e një minimumi jetik të përcaktuar me ligj në Shqipëri – një çështje që ka marrë vëmendje gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.
“Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk e ka miratuar minimumin jetik,” tha Kondi, duke shtuar se kjo është një nga bazat kryesore për integrimin evropian. Ai theksoi se siguria ekonomike minimale për çdo qytetar është një e drejtë themelore dhe detyrim shtetëror në standardet e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, ideja për vendosjen e minimumit jetik u hodh fillimisht nga Partia e Lirisë dhe është e realizueshme me vullnetin e duhur politik.
“Minimumi jetik me patjetër duhet miratuar. Është i mundur të arrihet, nëse ka angazhim serioz,” u shpreh Kondi.