Task Forca e SPAK për zgjedhjet në Shkodër, zbulohen mesazhet e Dumanit: Vigjilencë në ditët e fundit të fushatës, kemi procedime konkrete për…

Sapo ka përfunduar mbledhja e Task Forcës e kreut të SPAK Altin Dumani në Shkodër me kreun e prokurorisë, drejtorin e policisë së qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.

Kreu i SPAK sipas burimeve ka vënë theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore. Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha.

Po ashtu Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.

Kreu i SPAK kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.

Gjithashtu ai ka vlerësuar punën e policisë dhe prokurorisë Shkodër duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha strukturat ligjzbatuese.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook