“Giro d’Italia 2025” të shtunën në Durrës, ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Policia Durrës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve dhe parkimet e ndaluara në disa nga rrugët kryesore të qytetit në datat 8 dhe 9 maj, në disa orë të caktuara të këtyre ditëve, për shkak të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025”.

Në njoftim, Policia specifikon të gjitha rrugët ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve dhe njëkohësisht paralajmëron qytetarët se mjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me urdhrin do të largohen me karrotrec.

Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm mjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrjes Komunale Plazh dhe Ndërmarrjes Rruga.

Në të njëjtën kohë, Policia fton qytetarët “t’i bashkohen këtij eventi sportiv dhe ngjarjeje madhështore së bashku me familjet dhe fëmijët tuaj, përgjatë itinerarit të garës – për të mbështetur sportistët dhe për të festuar së bashku këtë moment historik për qytetin e Durrësit”.

Nga 9 deri më 11 Maj, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të mirëpresin 180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota, në një spektakël sportiv që vendos vendin tonë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Njoftimi:
📌Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

📌Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

📌 Ndalim parkimi
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve📍:

📍Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
📍Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
📍Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
📍Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

📍Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
📍Rruga e Re e Portit
📍Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
📍Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
📍Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
📍Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)

📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

📍Rruga “Mars 91”
📍 Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
📍Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
📍Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit 📍Rruga “Pavarësia”

📌Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

📍Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.

📌Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

📍Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
📍Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
📍Rruga e Re e Portit

📌Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

📌Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook