“Nëntë lojtarë u bllokuan në ashensor…”, trajneri i Bilbaos zbulon para gjysmëfinales së Europa League

Atletico Bilbao do të përballet sot me Manchester United, ku do kërkojë përmbysjen pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Europa League.

Trajneri i Bilbaos, Ernesto Valverde, ka zbuluar një prapaskenë interesante për takimin e fundit, që u luajt kundër Real Sociedad ku nëntë lojtarë u bllokuan në një ashensor.

“Patëm një ndeshje të vështirë kundër Real Sociedad dhe një fatkeqësi, nëntë lojtarë u bllokuan në ashensor, i cili kishte një kapacitet prej tetë personash. I kemi nxjerrë para ndeshjes”, u shpreh Valverde.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook