Giro d’Italia/ Përfundon etapa e parë Durrës-Tiranë, çiklisti danez Pedersen mbyll garën në vendin e parë

Këtë të premte uli siparin edhe etapa e parë e Giro d’Italia, edicioni i 108 i një prej tureve më të famshëm në mbarë botën në çiklizëm. Shqipëria ka fatin të mirëpres në 3 etapat e para Giro d’italian, aty ku 184 çiklistë garojnë të ndarë në 23 skuadra.

Etapa e parë e zhvilluar këtë të premte nisi nga Porti i Durrësit e për të vijuar më pas Mali i Robit, Kavajë, Rrogozhinë, Elbasani e për të përfunduar më pas në “Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Një garë e vështirë, ku pati sigurisht edhe thyerje të shpeshta të relievit me garuesit që u deshën të ngjisnin qafë Krrabën apo edhe maloren e Surrelit. Në total etapa e pare ishte një distancë prej 160 km e gjatë.

Në përfundim të etapës së parë në vendin e parë doli çiklisti danez Mads Pedersen që e mbylli garën duke regjistruar kohën 3 orë e 36 minuta e 24 sekonda. Në vendin e dytë e përfundoi garën çiklisti belg Wour Vab Aert, I cili deri në fotofinish vijoi përpjekjet për të dal në vendin e pare, ndërsa i treti u rendit kolumbiani  Orluis Aular.

Giro d’Italia do të vijojë sërish ditën e nesërme, me etapën e dytë e cila do të zhvillohet në Tiranë. Ajo është një kronometër indidivual me gjatësi 13.7 km. Ajo do të përshkrojë rrugët e kryeqytetit, duke përfshirë një ngjitje prej 1.2 km me një pjerrësi 5.7%.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook