Aksident në aksin Korçë–Pogradec, babë e bijë përfundojnë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Pirg, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”. Sipas njoftimit paraprak të policisë, shtetasi M. Xh., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë, janë lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe vajza e tij e mitur, që ndodhej pasagjere. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg,  shtetasi M. Xh .,  32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Xh.,  dhe vajza e tij e mitur  pasagjere në automjet, të  cilët po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook