Max Pedersen tregon klasin e tij dhe fiton në etapën e 3-të të Giro D’Italia. Në Vlorë, çiklisti danez bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm.
Duke dominuar me sprint, Pedersen ia doli, në një terren jo dhe aq të lehtë. Ai rimerr kështu fanellën rozë, pasi kishte triumfuar në etapën e parë, ndërsa në të dytën korri sukses anglezi Tarling.
Ashtu siç pritej, gara në etapën e 3-të ishte mjaft interesante. 160 kilometrat me terren kodrinoro-malor, Pedersen i përshkoi për 3 orë, 49 minuta dhe 10 sekonda.
Sa i takon renditjes, pas tij u pozicionua Corbin Strong. Orluis Aular përmbyll top-3, sakaq Brandon Rivera dhe Edoardo Zambanini mbajnë vendin e katërt dhe të pestë. Etapa e 3-të në Vlorë ishte e fundit që mbahet në vendin tonë.