Tani është zyrtare. Carlo Ancelotti është trajner i Brazilit. Ancelotti do të largohet nga drejtimi i Real Madrid në fund të sezonit 2024-25 në La Liga në fund të majit dhe do të fillojë zyrtarisht punën në krye të kombëtares “Selecciao” më 26 maj.
Ai do të udhëheqë këtë përfaqësuese deri në fund të Kupës së Botës 2026 dhe do të ketë ndeshjet e tij të para si trajner i Brazilit, në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguait, përkatësisht më 6 dhe 11 qershor.
Presidenti i Federatës, Ednaldo Rodrigues, bëri komentin e tij.
“Sjellja e Carlo Ancelottit në krye të Brazilit është më shumë sesa një vendim strategjik. Është një deklaratë për botën e vendosmërisë sonë për të rifituar vendin e parë në podium. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani ai drejton ekipin më të mirë kombëtar në planet. Së bashku, ne do të shkruajmë kapituj të rinj të lavdishëm për futbollin brazilian” – tha Rodriguez.
(J.S/)