Moviola e Milan-Atalanta/ Goli i parë i kuqezinjve, arbitri mund të vërshëllente faull për kontaktin Kalulu-Pesina (VIDEO)

Ndeshja Milan-Atalanta ka pasur shumë interes jo vetëm nga kuqezinjtë dhe bergamaskët, por edhe nga vetë Interi për duelin për titullin kampion që tashmë do të vendoset në javën e fundit duke parë fitoren e “Djallit” ndaj ekipit të Gasperinit dhe Gjimshitit me rezultatin 2-0 dhe atë të Interit kundër Kaljarit me shifrat 1-3.

KALULU PESINA

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka zbardhur të gjitha dinamikat e rasteve për moviolë.

Në fundin e pjesës së parë, Berat Gjimshiti dhe Olivie Zhiru vrapojnë së bashku për topin dhe këmba e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare kryqëzon atë të sulmuesit francez, por e cila ishte jashtë zonës së rreptësisë ku kishte dhe një kontakt të Gjimshitit, por e pakonsiderueshme për arbitrin.

Në pjesën e dytë është “OK” kartoni i verdhë i Kopmeiners ndaj Teo Hernandezit në shpejtësi e sipër. Ndërkohë episodi më i përfolur është ai i golit të parë të Milanit që vjen nga një kontakt faulli.

Një kontrast mes Kalulu dhe Pesinës, VAR-i nuk ndërhyn në këto raste, arbitri kryesor Orsato është shumë pranë dhe e konsideron kontaktin si jo të rëndësishëm.

Kontakti është dhe Orsato edhe mund të vërshëllente për goditje dënimi në favor të Atalantës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×