Bëri që të harrohej Donaruma, Majk Menja fiton çmimin e veçantë në gjashtë ndeshje më pak se rivalët

Portieri francez i Milanit, Majk Menja, është padyshim një nga yjet që ka shkëlqyer këtë sezon me kuqezinjtë, duke qenë vendimtar me pritjet e tij.

menja

Francezi së fundmi ka arritur në kuotën e 16 ndeshjeve me portën e paprekur, me asnjë portier tjetër në Serinë A që nuk e ka arritur këtë kuotë dhe që nuk mund ta arrijë as në ndeshjen e fundit.

Kështu Menja fiton automatikisht çmimin e “Dorezës së Artë”, edhe pse në 31 ndeshje të luajtura, 6 më pak se rivalët e tij, pasi u detyrua të qëndronte jashtë për dy muaj.

Ai gjithashtu ka bërë dhe që ish-portieri i Milanit, Xhianluixhi Donaruma, të harrohet shumë shpejtë nga tifozët, me këta të fundit që kanë një gardian të ri si hero.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×