Barcelonës i hapen probleme për Levandovskin, gjiganti anglez futet në garë për sulmuesin polak

Largimi i Levandovskit nga Bajertni i Mynihut është më i mundur se kurrë, me polakun që e ka pranuar se ky mund të ishte sezoni i fundit me kampionët e Gjermanisë.

LEVANDOVSKI

Klubi që është më afër shërbimeve të sulmuesit duket se është Barcelona, me vetë Çavin që e ka pranuar interesin e klubit blaugrana për Levandovskin.

Por tashmë garës për shërbimet e sulmuesit 33-vjeçar është futur dhe Çelsi. Tomas Tuhel ka vuajtur përgjatë këtyre dy sezoneve me sulmin, me Timo Verner dhe Romelu Lukakun që nuk kanë dhënë aq sa priteshe. Ndoshta Levandovski do të ishte zgjidhja e duhur për sulmin e “Bluve”, me pronarin e ri të klubit, Tod Bohli, që është gati për të bërë investime të shumta, për t’i dhënë një skuadër konkurruese në çdo kompeticion teknikut gjerman.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×