Reali i Madridit duke se ka filluar menjëherë nga puna në merkato, ku përveç Mbapesë, që po mundohet ta bindë në çdo formë për të veshur fanellën e “Galaktikëve”, bëhet gati plani dhe për një tjetër sulmues të talentuar.
Bëhet gati për Fabio Silvën, sulmuesi 19-vjeçar i Ullvërhemptonit. Siç bëjnë me dije mediat në Spanjë, “Los Blancos” e kanë ndjekur prej kohësh portugezin dhe këtë verë janë gati që ta blejnë.
Edhe pse nuk ka shkëlqyer me skuadrën angleze, Ançeloti sërish mendon ta ketë nën urdhrat e tij Silvën, të cilin e shikon si zëvendësuesin e duhur të Luka Joviç dhe Mariano Diaz, të cilët priten të largohen këtë verë.
Arena e Lajmit

Loading…