Titullin mes Milanit dhe Interit e vendos sulmi, Leao-Lautaro në duel deri në golin e fundit

Një sfidë në distancë është ajo mes Rafael Leaos e Lautaro Martinezit, sulmuesit që kanë katapultuar Milanin dhe Interin në vendet e para të Serisë A, duke i bërë të dy protagonistë të një gare që do të vendoset në javën e fundit.

6456456

Me shpërthimin e golave në ndeshjet e fundit nga të dyja palët, milanezët kanë korrur fitore të njëpasnjëshme duke mos u lënë asnjë shans rivalëve të tjerë të mbajnë ritmin e tyre.

LEAO

Nga një lojtar jo konstant dhe i pasaktë para portës, portugezi i Milanit është kthyer në një lojtar të pamëshirshëm me shpërthimet e tij të rrufeshme, driblimet dhe kapërcimet me lehtësi të mbrojtjeve kundërshtare.

Goli ndaj Atalantës, i treti radhazi, ishte i 11-ti në këtë sezon, një shifër që e mban vetëm 1 gol më pak se ato të arritur në dy sezonet e mëparshme. Kontributi i tij në 6 gola kuqezi në 5 ndeshjet e fundit me 3 personalë dhe 3 asiste, e kanë bërë fundin e sezonit të portugezit më produktiv se gjithë periudha e tij.

LAUTARO

Nga ana tjetër, Lautaro fiton përballjen me Leaon për sa i përket numrit të golave në këtë sezon, pasi 21 rrjetat në kampionat janë dukshëm superiorë ndaj atyre të portugezit. Argjentinasi sjell shumë forcë fizike në repartin ofensiv të Interit, saktësi në goditje dhe një tërheqje më të madhe të skuadrës dhe vazhdimësia në ndeshjet e fundit ka qenë një nga arsyet kryesore të ecurisë pozitive të Interit në muajin prill, që riktheu zikaltrit në garën për titull.

Me aktin final të shfaqjes së kampionatit për t’u luajtur, Leao e Lautaro duhet të dhurojnë performancën e tyre më të mirë, që në fund, përveç titullit mund të vlejë çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×