Po transportonte emigrantë të paligjshëm, i riu braktis makinën dhe i largohet policisë, shpallet në kërkim

Policia

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin D.N., banues në Sarandë, për transportim të paligjshëm të emigrantëve.

I riu sapo ka vënë re që po ndiqej nga policia ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Ndërkohë në automjetin e 21-vjeçarit u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët po i transportonte kundrejt fitimit.

DVP Gjirokastër

Vijon operacioni policor “ROAD GUARD”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Braktisi automjetin me të cilin transportonte emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të një automjeti tip “Benz”, në të cilin dyshohej se kishte emigrantë të paligjshëm.

Sapo ka vënë re që po ndiqej nga Policia, drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua drejtuesi i mjetit, shtetasi D. N., 21 vjeç, banues në Sarandë, në automjetin e të cilit u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilën ai po i transportonte, kundrejt fitimit.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi D. N. Vijon puna për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×