
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox kanë mohuar thashethemet se ata u martuan fshehurazi pasi ai e quajti atë “gruaja” e tij.
“Unë mendoj se kur flas për terminologjinë – nuk e kam ndjeë kurrë si e dashura ime,” -tha këngëtari 32 vjeçar për “Entertainment Tonight” të hënën- “duket shumë gjë adoleshente për thellësinë e marrëdhënies sonë.”
Fox pranoi se Kelly e ka quajtur atë me “të gjithë emrat”, duke përfshirë “grua“, “flakë binjake” dhe “qenie dritë eterike“.
“Jo, ne nuk jemi të martuar. Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh,”- tha aktorja, 36 vjeç, për “ET”. “Ai është në turne këtë vit,” – vazhdoi ajo. “Kur duhet të ndodhë, universi do të hapet dhe do të na japë hapësirën për ta bërë këtë.”

Zogjtë e dashuruar fillimisht ndezën thashethemet për martesën dhe shtatzëninë kur Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, e quajti Fox “gruan” e tij dhe përmendi një “fëmijë të palindur” në ‘Billboard Music Awards 2022’ në maj.
Ndërsa rokeri i “Bloody Valentine” dhe ylli i “Jennifer’s Body” nuk janë martuar ende, ata janë në procesin e planifikimit të dasmës. “Me sa duket, Kelly është më i emocionuar se Fox sepse ajo e ka përjetuar atë më parë”, -tha Tim Sutton, i cili drejtoi filmin e ri të çiftit “Taurus”, për ‘Us Weekly’ në fillim të këtij muaji.

Çifti u fejua në Puerto Riko në janar. Ata u takuan në mars 2020 gjatë xhirimit të “Midnight in the Switchgrass” kur Fox u nda nga burri i saj, ylli i “Beverly Hills, 90210”, Brian Austin Green. Ata finalizuan divorcin e tyre në shkurt dhe kanë tre djem: Noah, Bodhi dhe Journey.
Kelly, i cili nuk është martuar kurrë, ka një vajzën Casie, 12 vjeç, me ish-partneren, Emma Cannon.

and then