I mjaftuan vetëm 10 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar i shënon… Palermos

Sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj, gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Palermos, të vlefshme për “play-off”-in e Serisë C. 24-vjeçari aktivizohet me skuadrën e Entelës teksa këtë sezon ka arritur ta gjejë plot 13 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishme të kësaj skuadre.

Entella-Palermo

Merkaj, në duelin e mbrëmjes së sotme, u hodh nga stoli, teksa vetëm 10 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën. Shqiptari zuri vendin e Leskanos në të 58-tën, ndërkohë që në 68-ën, arriti të shënonte.

Ndeshja Entela-Palermo, është e vlefshme për fazën çerefinale të “play-off”-it, teksa do të ketë edhe një sfidë kthimi disa ditë më vonë.

Entela

Një fakt tjetër që vlen të përmendet është se titullar në këtë takim u aktivizua dhe mesfushori tjetër shqiptar, Rada, i cili ashtu si Merkaj, është pjesë e Entelës, ndërkohë që Doda i Palermos, e ndoqi ndeshjen nga stoli .

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×