EKSKLUZIVE/ Erdhi në muajin janar për të bërë bomberin, sulmuesi pranë largimit nga Partizani

Milan Mirosavljev ishte një nga afrimet e Partizanit në muajin janar, por pritet të jetë gjithashtu një nga largimet e para në fundin e këtij sezoni.

MIROSAVLJEV

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se Partizani dhe Mirosavljev janë drejt divorcit.

Sulmuesi serb nuk ishte brenda pritshmërive të stafit teknik dhe nuk mundi të fitojë në asnjë moment shansin për të nisur një ndeshje si titullar me skuadrën e kuqe.

Aktualisht, ai pret vetëm t’i shlyhen detyrimet kontraktuale deri në fund të sezonit, për t’u larguar më pas, pavarësisht se kontrata e firmosur mes tij dhe klubit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Mirosavljev është aktivizuar në 10 ndeshje me Partizanin dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol ndaj Teutës, teksa ka dhuruar edhe 2 asiste, shumë pak për pritshmëritë e klubit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×