Aksidenti te Pallati me Shigjeta/ Iu gjetën predha në automjet, shpallen në kërkim dy persona

Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonë  e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Policia bën me dije se pas përplasjes, ata kanë braktisur automjetet, ndërsa në kontrollet e kryera, është  gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë.

“Shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bluve.


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×