Vrasja e Aleksandër Sadikajt me gjysmë kg tritol, gazetarja: Ishte mesazh për…

Shperthimi Me Tritol Aleksander Sadikaj

Zbardhen detaje të reja nga atentati i tmerrshëm që i mori jetën 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj të shtunën e kaluar.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, është shprehur se hedhja në erë e Aleksandër Sadikaj pak ditë më parë me tritol, në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan, ka qenë një mesazh i botës së krimit, për të treguar brutalitetin e tyre.

Sipas saj, në atë vrasje u përdor gjysmë kg tritol, një sasi e pandodhur më parë.

Lala ka treguar në emisionin “Të Paekspozuarit” edhe për qytetet më problematike të vendit, për shkak të ngjarjeve kriminale.

“Ngjarja e fundit e atentatit ndaj Aleksandër Sadikaj, në afërsi të TEG-ut ndaj të cilit u përdorën sasi rreth gjysmë kg tritol, e pandodhur qëkur, ndodhi se aty ka qarkullim dhe ngjarja ka krijuar pasiguri te qytetarët. Këto ngjarje tregojnë se krimi është bërë shumë radikal, në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit.

Rastet e fundit kanë krijuar një klimë terrori te qytetarët. Kemi disa qytete problematike, prijnë Tiranë, Elbasani, që kohëve të fundit ka pasur një seri ngjarjesh dhe më pas atentatet kanë kaluar në seri, më pas kemi Durrësin që ka kriminalitet të shtuar, Shkodra po ashtu”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×