Ky është padyshim sezoni i dasmave.

Aktorja e serialeve turke Ebru Şahin i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme. Ylli i telenovelave kurorëzoi dashurinë me basketbollistin e kombëtres së NBA-së, Cedi Osman në një ceremoni intime në Ohër, Maqedoni. Zgjedhja e vendit nuk është e rastësishme, pasi qyteti historik i Ohrit është vendlindja e basketbollistit.

Së fundmi kanë dalë pamjet nga ceremonia e tyre, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit. Festa u mbajt në një varkë në liqenin historik, ku nuk mungoi edhe muzika maqedonase.


Sa i përket dasmës, mediat turke shkruajnë se çifti do ta zhvillojnë më 7 korrik në plazhin Fly-Inn në Çeşme , ku nisi edhe dashuria e tyre.

Cedi Osman i propozoi të dashurës së tij shtatorin e kaluar me pamjen unike të Kapadokias dhe mori përgjigjen ‘po’. Në ditën e lindjes së Ebru Sahin, Cedi Osman shkoi tek familja e saj në Tekirdağ, ku çifti u fejuan. E njohur me rolin e saj “Rejhan”, aktorja turke, Ebru Sahin është tejet e pëlqyer dhe e ndjekur nga shikuesit shqiptarë.
:quality(75)/cloudfront-us-east-1.images.arcpublishing.com/elcomercio/Q3BBZQZK25AONI7UBMLGKNTLGM.jpg)
and then