3 trofe në vitin e parë, Barcelona blindon Flick, Laporta konfirmon lajmin

Arkitekti kryesor i triumfit të Barçës në Spanjë ishte pa diskutim Hansi Flick. Në vitin e tij të parë në krye të ekipit blaugrana, tekniku gjerman arriti të fitojë 3 trofe, por pjesa më e bukur nuk ka ardhur ende pasi të gjithë besojnë se me Flick në stol dhe me lojtarë shumë të rinj, Barça ka një të ardhme të ndritur. Flick ka një kontratë deri në 2026, por është vetëm çështje kohe dhe firme që të zgjasë bashkëpunimin e tij me Barcelonën, fakt që e konfirmoi edhe presidenti Laporta:

“Jemi shumë të lumtur me punën që ka bërë Hansi, arriti të përmbys situatën dhe të rikthej ekipin të luajë si një skuadër. Kemi folur me drejtorin sportiv Deco që shumë shpejt do të bëjë zyrtare rinovimin e kontratës me Hansi Flick”, u shpreh presidenti i Barçës.

Me Flick në stol, në 58 ndeshje, Barcelona ka siguruar 43 fitore, tetë humbje dhe 7 barazime, me një mesatare prej 2,34 pikësh për ndeshje.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook