Ul siparin Bundesliga, Dortmund “parakalon” Freiburg në javën e fundit, Bayern e mbyll me fitore, ja verdiktet finale

Të shtunën u zhvillua edhe java e fundit në Bundesligën gjermane. Bayerni i Mynihut i shpallur kampion nuk toleroi as në 90 minutat e fundit, teksa arriti të triumfojë në transfertë 0-4 ndaj Hoffenheim. Golat për bavarezët u shënuan nga Olise, Kimmisch, Gnabry dhe Kane. Skuadra e Vincent Kompany e mbyll kështu kampionatin në vendin e pare me 82 pikë.

Pas tyre u renditën ish kampionët e Bayer Leverkusen. Ndeshja e fundit për “asprinat” në drejtimin e Xabi Alonsos përfundoi në barazim 2-2 ndaj Mainz. Për miqtë të dy golat u realizuan nga sulmuesi çek Patrick Shcick.

Por sfidat më emocionuese ishin ato për vendin e 4, ose më saktë për pozicionin e fundit që të dërgon në Champions. Eintracht Frankfurt që kishte siguruar vendin e 3 në renditje, i bëri një dhuratë të çmuar Borussias së Dortmundit, duke mundur Freiburg 1-3. Ndërkohë Dortmund fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Holstein Kiel, duke parakaluar vetëm në këtë javë të fundit Freiburg e duke siguruar vendin e 4 në renditje.

Holshtein Kiel dhe Bochum zbresin nga kategoria, ndërsa Heindeheim do duhet të luaj në Play out për të shpresuar qëndrimin në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook