
Edhe pse “Big Brother” ka mbaruar prej muajsh, Xheneta Fetahu nuk ndalon së bëri bujë në media. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku vendosi të flasë hapur për marrëdhëniet e saj – dhe për disa persona që kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Momenti që mori gjithë vëmendjen? Kur i shfaqën foton e Drilon Ramës, Xheneta nuk u mendua dy herë: e shqeu dhe e hodhi poshtë, duke mos lënë vend për dyshime. “Ky djali vdes pas meje,” tha ajo me nota ironike, ndërsa tregoi për raportin që kanë.
Modelja nuk i kurseu as komentet e saj thumbuese: “Pse është boksier ky? Nuk i lejohet të bëjë më boks! Tipik ‘çuni që në shtëpi thotë mamit se do sjell një gocë’, por në prapaskenë më thërret mua,” rrëfeu Xheneta me humor të hidhur.
Edhe pse nuk shkoi deri në gjyq, ajo theksoi se ka fituar “gjyqin” e saj në mënyrë mediatike: “Lufta e vërtetë ka qenë me fakte dhe dëshmi, unë kam qenë aktive dhe ai e ka ditur çdo hap që kam bërë,” tha ajo.