
Edhe pse “Big Brother VIP Albania 4” ka mbyllur dyert, Xheneta Fetahu nuk e ka mbyllur ende kapitullin me disa nga personazhet më të përfolur të shtëpisë.
E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ajo vendosi të flasë — ose më saktë, të mos flasë — për Egli Takon. E pyetur për të, Xheneta tha qetë e prerë:
“Nuk e njoh personalisht.”
Një përgjigje që tingëllon më shumë si “e njoh, por s’dua të flas për të”.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e saj për Gjestin, me të cilin pati një histori dashurie brenda shtëpisë së BBVK, përpara se ai të transferohej në BBVA ku dhe doli fituesi i këtij edicioni.
Për lidhjen e dikurshme? Pa komente.
Për statusin aktual të Gjestit, që “u martua” simbolikisht në shtëpinë e Big Brother? Xheneta u tregua diplomatike:
“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar.”