Shtatzënë për herë të parë? Xheneta rrëfen të vërtetën, flet troç dhe për operacionet plastike

Xheneta Fetahu ka qenë një ditë më parë në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin. Gjatë intervistës, ajo ka hedhur poshtë thashethemet se është në pritje të ëmbël, duke treguar se ka filluar që të shtojë në peshë.

Më pas moderatori e ka ngacmuar edhe në lidhje me operacionet plastike, ku Fetahu u shpreh se ‘ndihet shumë seksi dhe i pëlqejnë’.

Pjesë nga intervista:

Xheneta e ke vënë re se je zbukuruar këto kohët e fundit shumë?

Jo sot

Dashuria ose shtatzënia thonë të zbukuron, tani cila nga këto të dyja është?

Më ka dalë nami se jam shtatzënë te festa e fundit se më kishte dalë pak barku

Me kë?

Me askënd. Kam filluar të shtoj peshën që kam humbur në Big

Dashuria, shtatzënia apo operacionet plastike?

Unë para disa ditësh kam postuar disa fotografi kur kam qenë pa ndërhyrje. Unë nuk i bëj asnjëherë që t’i pëlqej dikujt, por që të ndihem mirë unë dhe që më pëlqejnë. Po ndihem shumë seksi dhe nuk ma ndryshon asnjë njeri mendjen. Ato gratë që hynë dhe ofendojnë ‘pse ke bërë këtë, je mbushur me botoks’, mendoj se nuk janë të kënaqura me veten, nuk kanë mundësi t’i bëjnë ose ndryshojnë se kanë frikë nga paragjykimi, edhe hyjnë e kritikojnë Xhenetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook