EMRI/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë, ku një i paraburgosur është vetëvarur. Viktima është identifikuar si Qani Hamit Muça, 57 vjeç, i arrestuar për “vrasje e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34 të mëngjesit në sektorin 2, kati i dytë, godina B e burgut, ku i ndjeri qëndronte në një dhomë me pesë të paraburgosur të tjerë. Trupi i pajetë u zbulua nga një prej të burgosurve, pasi Muça kishte qëndruar më gjatë se zakonisht në tualet. Ai u gjet i vetëvarur në grilën e dritares së ajrimit.

Menjëherë pas konstatimit, u njoftuan autoritetet përkatëse dhe u morën masat e para mjekësore, ndërsa grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtoria e Burgjeve shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht.

Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares. Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes. I ndjeri, Qani Hamit Muça, i datëlindjes 02.07.1967, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë.

Ai ishte arrestuar më datë 12.08.2024 për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” (nenet 79/a–22 dhe 278/1 të Kodit Penal). Në IEVP Fushë-Krujë ishte transferuar më datë 28.09.2024 nga IEVP “Jordan Misja”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook