Franca u17 ka triumfuar 0-3 ndaj Gjermanisë u17, në ndeshjen e vlefshme për Europianin e të rinjve, që mbahet në vendin tonë.
Në Elbasan, francezët realizuan dy herë me Azizi dhe Nguessan. Dalja me karton të kuq e Kabës vështirësoi në maksimum gjërat për “Panzerat”.
Në pjesën e dytë, goli i Batolas thelloi shifrat. Në grupin A Shqipëria mbyll klasifikimin me 0 pikë, po aq sa Gjermania e vendit të 3-të, ndërsa Franca ka 3 pikë në vendin e dytë. Portugalia kryeson me 3 pikë, falë golavarazhit pasi i ka shënuar 4 gola kuqezinjve.