News24 ka siguruar pamje nga vendngjarja në Durrës, ku 29-vjeçari Ermir Dedja u vra në një atentat në orët e para të mëngjesit.
Në pamje shihen shenjat e lënë në derën e xhamtë nga plumbat, ndërsa e gjithë zona është e rrethuar nga shiritat që tregojnë skenën e krimit.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen policia dhe ekspertët e kriminalistikës.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.