Atalanta e fiksuar pas Gasperinit, i ofron një kontratë të re

Dukej një histori në hapat e fundit, por mes Gaspetinit dhe Atalantës mund të mos këtë përfunduar. Në muajt e fundit është folur shumë mbi të ardhmen e tij, madje edhe vetë trajneri foli publikisht duke lënë të kuptohej se nuk do të rinovonte kontratën me Atalantën. Ndjesitë ishin se ky ishte fundi i një cikli, por në futboll të gjithë e dinë se situata mund të ndryshojë totalisht në çdo moment.

Edhe në radhët e Atalantës kanë pak frikë për të bërë një ndryshim të tillë pasi bëhet fjalë për një trajner i cili i ka siguruar 5 herë kualifikimin në Champions League në 8 vitet e fundit, gjithashtu me të në stol fituan një titull historik, Europa League. Drejtuesit e Atalantës janë të qartë dhe të vetëdijshëm për punën që ka bërë Gasperini për këtë arsye po lëvizin shumë këtë periudhë për të bindur trajnerin që të rinovojë kontratën e tij aktuale.

Sipas mediave italiane, Gasperini ka në tavolinë një kontratë të re deri në 2027, pra rinovim edhe për një tjetër vit, pasi është nën kontratë deri në 2026. Në këto kushte, topi tani i kalon trajnerit, i mbetet Gasperinit të vendos, mund të largohet që këtë verë, të respektojë kontratën ose të rinovojë.

I pyetur mbi këtë temë, Gasperini u përgjigj shkurtimisht: “Do të kemi mundësi për të diskutuar me shoqërinë”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook