
Bianca Censori dhe Kanye West kanë hedhur poshtë zërat për një ndarje të mundshme, duke u shfaqur së bashku në një paraqitje tërheqëse në qytetin piktoresk të Santanyí, në Majorka të Spanjës.
Çifti u fotografua duke shëtitur në tregun lokal, të shoqëruar nga një grup i madh truprojash, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve, jo vetëm për famën e tyre, por veçanërisht për zgjedhjen e veshjes së Censorit.
Bianca kishte veshur një kombinim tërësisht të zi, përfshirë një bluzë rrjetë transparente pa reçipeta, të kombinuar me pantallona të shkurtra, taka elegante dhe syze dielli. Flokët i kishte stiluar me balluke të dukshme, një ndryshim i qartë nga paraqitjet e saj të mëparshme publike.
Sipas të pranishmëve, pamja e saj provokative ngjalli reagime të menjëhershme. “Njerëzit u shokuan. Dëgjoheshin duke pyetur: ‘A është kjo thithka e saj e vërtetë?’ ndërsa kalonin pranë,”.
Nga ana tjetër, Kanye zgjodhi një pamje më të rezervuar: një bluzë gri me kapuç ku shkruhej “Ushtria”, pantallona të zeza lëkure dhe pantallona të shkurtra sipër.
Ky shfaqje e përbashkët e çiftit duket se ka pasur një mesazh të qartë: ata janë ende bashkë dhe nuk kanë frikë të jenë në qendër të vëmendjes.