Krizat janë ndër të tjera edhe mundësitë më të mira për progres dhe zhvillim. E tillë ishte edhe pandemia COVID-19 që solli një evolucion të madh në botën e fintech, teknologjisë financiare. Ajo e bëri edhe me shumë të domosdoshme digjitalizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit dhe teknologjisë. Në fakt, në epokën digjitale, mënyra sesi paguajmë po ndryshon me shpejtësi. Paratë fizike, kartat bankare dhe pajisjet POS tradicionale (pikat e shitjeve) po i lënë vendin teknologjive të reja, më të thjeshta, më të lira dhe më të përshtatshme. Në qendër të këtij revolucioni qëndron përdorimi i kodeve QR, si edhe telefonave inteligjentë.
Azia në pararojë, Evropa përpiqet ta ndjekë
Azia dhe në veçanti Japonia, Kina dhe India janë në pararojë sa i përket teknologjisë dhe në veçanti përdorimit të pagesave me skanim me kod QR, por tashmë edhe Evropa po përpiqet “të ecë me hapin e kohës”. Një nga pengesat kryesore që e ka lënë kontinentin mbrapa është mungesa e njësimit të pagesave të tilla me kod QR brenda vendeve të BE-së, gjë e cila pritet të realizohet brenda këtij viti. Gjithsesi, pagesat me kod QR kanë njohur rritje të ndjeshme në Evropë në vitet e fundit, ku sipas një ankete, gjatë vitit 2024, u shënua një rritje me 25%. Gjithashtu sipas sondazhit, rreth 50% e bizneseve në Evropë pranojnë pagesa me kod QR dhe mbi 60% e konsumatorëve kanë realizuar të paktën një herë një pagesë të tillë.
Gjithnjë sipas sondazhit, shumica e evropianëve i preferojnë pagesat me kod QR kundrejt formave tradicionale, si cash ose me karta debiti, pasi ato janë më të sigurta, më të shpejta dhe më të thjeshta. Shumica e pagesave me kod QR realizohen brenda 20 sekondave, ose edhe më pak, kohë kjo më e shkurtër sesa format e tjera të pagesave.
Në Shqipëri, Myiute “dallëndyshja” e parë
Në Shqipëri, një nga shembujt më të avancuar është PayNow nga aplikacioni Myiute. Ky sistem pagesash synon të zëvendësojë përfundimisht POS-in klasik duke ofruar një zgjidhje të thjeshtë dhe efektive për tregtarët dhe klientët njëkohësisht.
PayNow shmang pajisjet fizike, pra, biznesi nuk do të ketë më nevojë për të blerë, instaluar apo paguar mirëmbajtjen e POS-it. Gjithashtu ofron komisione më të ulëta për bizneset që implementojnë këtë formë pagesash, duke ulur kështu edhe kostot e transaksioneve. Këto janë pagesa “ekologjike”, pasi nuk ka fatura, përdorim letre, por vetëm një skanim kodi dhe kaq. Në anën tjetër, pagesa të tilla reduktojnë kontaktet fizike, duke ndihmuar në ruajtjen e higjienës, pasi gjithçka kryhet përmes telefonave inteligjentë, si edhe kursejnë kohë.
Si funksionon pagesa me QR për klientin?
Përdorimi është po aq i thjeshtë sa edhe i sigurt. I thjeshtë, pasi të mjafton të hapësh aplikacionin Myiute, të instaluar më herët në telefonin tënd, të skanosh kodin QR të tregtarit dhe të konfirmosh shumën për të kryer pagesën. I gjithë procesi zgjat disa sekonda dhe nuk kërkon kartë, PIN apo firmë. Është i sigurt, pasi kompania Fintech ka investuar në elementët e sigurisë dhe ka sjellë përvojën më të mirë estoneze, që është vendi më i zhvilluar i Evropë për sisteme IT dhe revolucionar sa i përket digjitalizimit.
Një e ardhme pa para fizike dhe POS?
Teknologjia po shkon drejt thjeshtimit, dhe zgjidhje si PayNow janë dëshmi e qartë se sistemi tradicional me karta plastike dhe pajisje POS po bëhet gjithnjë e më i vjetëruar. Me një smartphone në xhep, çdo qytetar mund të bëjë pagesa të shpejta dhe të sigurta, ndërsa bizneset përfitojnë nga ulja e shpenzimeve, me komisioneve më të ulëta dhe një përvojë më moderne për klientët e tyre.
Ka shumë sisteme pagesash popullore dhe secili prej tyre të ofron përfitime shtesë. Ndër më të përhapurit, kryesisht në Kinë, janë Alipay dhe WeChat, të cilët së bashku zotërojnë 96% të tregut të pagesave përmes telefonit në Kinë. Google Pay është një tjetër sistem pagesash me kuletën digjitale, i zhvilluar nga gjigandi i teknologjisë Google, që po gjen gjithnjë e më shumë përdorim jo vetëm në SHBA, por edhe vende të tjera të botës. Edhe Evropa po zhvillon sisteme të tilla pagesash.
Për më tepër që në varësi të marrëveshjeve që kompanitë e Fintech kanë me tregtarë të veçantë, klientët, përmes pagesave me kod QR mund të përfitojnë shërbime ekstra, para të kursyera në formën e cashback, ulje çmimesh në rast se e ndajnë pagesën e tyre me këste dhe shumë e shumë forma të tjera përfitimesh, të cilat nuk i kanë në rastet e pagesave cash ose me karta bankare. Ndaj pagesa të tilla janë me përfitimeve të dyanshme, për tregtarët që ulin kostot përmes komisioneve më të ulëta dhe për klientët e tyre që përfitojnë më shumë.
()