Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhẽr-arresteve të lëshura është edhe Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”.
Sipas burimeve policore, Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Sheq Marinas, ndërsa mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë mallrash në Vlorë.
Burime nga fshati Sheq Marinas bëjnë me dije se Ligor Çombashi e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve 90, fillimisht me furgonë. Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.
()