Tottenahm është fituese e Europa League, pasi triumfoi në San Mames ndaj Manchester United me shifrat 1-0.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që patën rastet e tyre. Për të ardhur te goli, në fundin e fraksionit, Johnson shfrytëzoi në maksimum një asist të Sarr, duke dërguar topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, përpjekjet e të besuarve të Amorim për t’u futur në lojë rezultuan të dështuara.
Spurs fitojnë këtë trofe të rëndësishëm, i pari pas 17 vitesh.