Më në fund, dita e së vërtetës erdhi në Serie A. Pas një beteje të gjatë kokë më kokë, për 37 javë, Inter dhe Napoli do të ndajnë ndërmjet tyre titullin në Itali. Për herë të 28 në histori titulli në Itali vendoset javën e fundit. Napoli vjen në këtë të premte me 1 pikë të çmuar avantazh, ndërsa në “Maradona” presin Cagliarin. Interi shpreson që Cagliari të bëjë ndonjë mrekulli, për në të njëjtën kohë duhet të kujdesën t’i marrin pikët e plota ekipit të Comos.
Kjo betejë u afrua të premten për një arsye të thjesht, mund të ndodh edhe varianti i fundit, që dy ekipet ta mbyllin me pikë të barabarta, pra nëse Inter barazon dhe Napoli humbet. Sigurisht është e vështirë, por është një opsion. Nëse ky skenar vihet në jetë, atëherë dy ekipit do të luanin në sfidë të fundit kokë me kokë ndërmjet tyre për të vendosur fatet e titullit, ky takim duhet të luhet përpara finales së Champions League me 31 maj. Më shumë se sa ky skenar, Inter thjesht shpreson që Cagliari të ndal Napolin dhe të bëjnë saktë detyruar e shtëpisë, për të mos shkuar në një tjetër përballje me Napolin që do të ndërlikonte shumë për ata edhe finalen e Champions League.
Inzaghi është i bindur që mund t’ia dalë përballë Comos edhe nëse kryeson një rotacion thuajse të plotë, ku sipas mediave italiane nga minuta e parë mund ta nisë Asllani. Në pankinë pritet të përfundojnë lojtarë si Lautato, Thuram, Dumfries, Barella, Calhanoglu etj, me një ide të qartë, kërkon që titullarët e tij të rëndësishëm të jenë në kushte perfekte për finalen e Champions League kundër PSG.
Në 800 km distancë, në Napoli të gjithë janë të përgatitur për të festuar me trofeun në duar, janë bërë gati për titullin e 4 në histori. Conte ka në dispozicion grupin e plotë, por ecuria e tyre e fundit në Serie A i shqetëson jo pak pasi kanë lënë pikë kundër ekipeve të vogla si Parma. Të gjithë këto pikëpyetje pritet të marrin fund sot në mbrëmje, me Inter dhe Napoli që në distancë vendosin fatin e titullit në Serie A.
()