Ekipi i Oklahoma fitoi 118-103 ndaj Minnesota në finalen e dytë play off të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë. Thunder i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Edhe pse Minnesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren.
Anthony Edwards realizoi 32 pikë për Minnesota, por që s’mjaftuan për të fituar. Në krahun tjetër, i zakonshmi Alexander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë e Chet Holmgren me 22 pikë. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minnesota.
Tashmë seria e finaleve do të zhvendoset në Mineapolis, aty ku Timberwolves do të ketë detyrën e vështirë për të rekuperuar disavantazhin e dy ndeshjeve të para.