Me 15 trofe të fituar, me statusin si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, Carlo Ancelotti largohet nga Real Madrid. Klubi spanjoll me anë të një deklarate për mediat ka bërë zyrtare këtë vendim të marrë kohë më parë:
“Real Madrid dhe Carlo Ançelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund kontratës. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë për një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Carlo Ançelotti e ka udhëhequr ekipin në një prej periudhave më të suksesshme në historinë tonë 123-vjeçare duke u bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit: 3 Champions League, 3 Botërore për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 tituj në La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa spanjolle”, lexohet ndër të tjera në deklaratën e klubit spanjoll.
Kujtojmë që pas Realit, Ancelotti do të nis një aventurë të re në krye të përfaqësues së Brazilit.
()