Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare, e dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor.
Sipas burimeve të policisë, ajo dyshohet se ka goditur me automjetin e saj një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas ngjarjes, e reja nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit, por është larguar.
Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”
(Arena e Lajmit)