Operacioni “Ura”/ “Ore për kok të plakës jam t’u u vra me robt”, dalin përgjimet në Sky ECC mes Orges Mollës dhe Suel Elezit: Lek plumi o shok, s’të pret njeri mo….

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike rreth 2 kg kokainë.

Ajo që vihet re është se jo gjithmonë “punët” e grupit shkonin mirë, ku Molla dhe Elezi diskutojnë në lidhje me paratë.

Pjesë nga dosja:

Në datë 26.10.2020 në orën 13:30 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me pagesën që duhet bërë për faktin që shtetasi Sueld Elezi merr udhëzime dhe bën pagesat që do të bëjë për lëndë tjetër narkotike si dhe për “kuqe” heroinë:

H1IQJ2- Plako nga lekt e mallit që do vijë tani, 73 jepja shoferi… mbaj 4 mijë se duhen për transportin e të kuqes… të enjten… thuj atij jam kunoti Gesit rri pa merak, se ja ccon Gesi Landit në shpi… flasin vetë…arto thuji…

81OG3O- Ok plak se ja kishin bo gati 77

H1IQJ2- Të enjten do pagush transportin në Brindisi do i japësh 7 mij marinarit, 3 mijë të tjera do të them un ku do i marrësh vlla

81OG3O- ok vlla se flasim po të vijë ky.

H1IQJ2- Pa merak.

Në datë 28.10.2020 nga ora 16:36 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me një përdorues të SkyECC ku del na përmendet emri i bashkëpunëtorit tjetër të këtij grupi Emri Hysenaj, që ka në përdorim edhe një tjetër SkyECC tjetër, biseda si vijon:

081OG3—Ma jep kodin ti shkruj atij emres kontaktin e ke ti

H1IQJ2—edhe ke u donte…a mos ja qi robt….pffff…me rob shpie….o plako…

Në datë 29.10.2020 në orën 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me lekët që kanë për t’i dhënë për shkëmbimin e lëndës narkotike dhe konkretisht është i shqetësuar për vonesat gjithashtu thotë emrat e atyre që u ka dhënë lëndë narkotike ndër ta është edhe shtetasi Emri Hysenaj:

H1IQJ2—ore per kok te plakës jam tu u vra me robt…apo si ca me i thon mo…lek me pru tgjith….lek beldi…lek emre…lek genti…

081OG3—12:45 eshte busi….

H1IQJ2—lek flavio…janë 60 mij euro nxhiro…lek plumi o shok…s’te pret njeri moo….

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook