Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:
• Janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
• Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.
• Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.
• Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 47 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
• Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329 të Kodit Penal.
• I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.
• Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.
• Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.
• Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
• Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.
• Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.