Ky ishte titulli i katërt në histori për Napolin, i pesti në karrierë për Antonio Conte-n, kjo tregon qartë se Conte ishte njeriu kyç i këtij suksesi, një trajner fitues që edhe një herë vërtetoi pse është një nga trajnerët më të kërkuar në Evropë. Conte ishte në qendër të festimeve, e gjithë vëmendja ishte mbi të, kjo edhe për faktin se tekniku “azzurr” është i pa vendosur në lidhje me të ardhmen:
“Ndodhi sërish, është fantastike, shumë e bukur. Ishte e vështirë të vijë në stadium pasi kishte shumë njerëz në rrugë. Kishte shumë presion, një çmenduri, por djemtë u treguan fantastik, e përballuan këtë ndeshje në mënyrë të shkëlqyer, e gjithë merita shkon për ta. Të fitoje me Napolin ishte shumë e vështirë, ky nuk është një klub që niset gjithnjë për të fituar. A do të vazhdoj të jem trajner i Napolit? Tani po e shijojmë të gjithë, kam një raport të shkëlqyer me De Laurentiis dhe me familjen e tij, tani po festojmë të gjithë së bashku. Mund të them se të dy jemi fitues, edhe pse në mënyra të ndryshme”, u shpreh Conte.
()