Elvis Pupa thyen heshtjen pas lajmit për ‘shtëpinë e barit’: Jam në Tiranë!

Pas raportimeve që e lidhin emrin e tij dhe të bashkëshortes me një rast të dyshuar në Australi, aktori i njohur Elvis Pupa ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një postimi në rrjete sociale. Ai i quan të pavërteta dhe keqdashëse lajmet që sugjerojnë se është “në kërkim” apo “është arratisur”.

“Prej më shumë se një muaji jam në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë”, shprehet Pupa, duke i quajtur interpretimet e fundit si një përpjekje për manipulim informacioni dhe krijim sensacioni.

Sa i përket bashkëshortes së tij, Belina Pupa, ai thekson se ajo vazhdon aktivitetin profesional dhe është “plotësisht e lirë”. Procesi gjyqësor në Australi, sipas tij, është ende në zhvillim dhe është drejtësia ajo që do të japë fjalën e fundit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook