Fokusi i kontrolleve: lirimi i hapësirave të zëna nga automjetet e pushuara/të ndaluara në vendqendrimet e autobusëve apo në korsitë e biçikletave, si dhe dhënien e përparësisë të këmbësorëve në vendkalimet e dedikuara për to.
Policia sposton me mjet ngritës, 10 automjete të pushuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar vendqëndrimet e autobusëve, korsitë e biçikletave si dhe ndëshkojnë me masë administrative sipas dispozitave të kodit rrugor, secilin prej drejtuesve të këtyre automjeteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të ndërmarra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që zënë hapësirat e dedikuara për vendqendrimet e autobuzave/korsive të biçikletave apo vendkalimet e këmbësorëve.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë spostuar me mjet ngritës, 10 automjete, të cilat janë zhvendosur në ambientet e këtij komisariati. Për secilin rast shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet e dokumentacionit dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve, me masë administrative sipas dispozitave te kodit rrugor.
Kontrollet për këtë paligjshmëri, por dhe për paligjshmëri të tjera në fushën e qarkullimit rrugor, vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet që cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të mos parkojnë në vende ku bllokojnë lëvizjen e qytetarëve apo mjeteve të tjera. Gjithashtu, apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi reagimi i Policisë do të jetë i shpejtë dhe konform ligjit.
()