
Rosie O’Donnell ka befasuar ndjekësit me pamjen e saj të re pas humbjes në peshë, të cilën e lidh edhe me përdorimin e ilaçit Mounjaro – një medikament për diabetin e tipit 2 që ndihmon edhe në rënien në peshë.
Në një postim në Instagram më 23 maj, aktorja 63-vjeçare ndau një foto nga një performancë e saj në skenë, duke shkruar: “Nuk më besohet që kjo jam unë tani.” Ajo përdori hashtagët #mounjaro, #weightloss dhe #bodydysmorphia.
Në një video më parë në TikTok, Rosie rrëfeu se përveç Mounjaro-s, ndryshimi në stilin e jetesës ka ndikuar shumë, pasi tani gatuan vetë për veten dhe djalin e saj 12-vjeçar, Clay, pas zhvendosjes në Irlandë.