
E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale të jetës së saj: humbjen e bashkëshortit, Gerti Bogani.
Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, Edlira foli për dhimbjen që vazhdon të mbajë brenda vetes dhe për vështirësinë më të madhe – t’ua tregonte lajmin fëmijëve.
Një rrëfim i rrallë dhe prekës, që tregoi edhe një herë forcën e një gruaje që, pavarësisht dhimbjes, ka zgjedhur të mbetet zë i fuqishëm për të tjerët.
“Mijëra njerëz pritën me orë të tërë në homazhe dhe e nderuan siç e meritonte kanë kaluar disa muaj nga largimi i jetës. Nuk ka përfunduake asnjëherë grupi i madh i njerëzve që më ndalojnë ën rrugë dhe më thonë ‘unë nuk të njoh, dua thjesht të jap një përqafim’. Kjo është dhe një vlerësim ndaj figurës së tij, dhe këtë kanë fatin ta shohin dhe fëmijët tanë. Nuk prisja aq numër aq të madh. Njerëz që nuk i njeh por me zemrën e madhe që ka shqiptari, vijnë dhe të japin forcë. Është një bekim. Është aty dhe do të qëndrojë gjithmonë aty. Unë dua ta kujtoj atë ditë, dua ta kujtoj si një mësim që jeta ta jep, në këtë botë jemi kalimtarë dhe nuk kemi kontroll mbi jetën, botën asgjë. Ajoi që kemi ën dorë është të përdorim jetën për t’i dhënë botës një dritë më shumë. Gerti arriti ta bënte këtë.
Një miku im që kishte kaluar shumë probleme në jetë më tha ‘ti nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë është e vetmja mundësi që ke’. Unë e di që këtë gjë nuk e kam etëm unë, e kanë dhe gratë shqiptare që ajnë mësuar me sfida dhe janë mësuar të marrin situatën në dorë. E kam mësuar nga gratë që unë punoj, ato janë modeli im dhe unë do jem një model për to.Më thonin ‘do kalojë’, nuk kalojnë dhimbje të tilla. Thjesht mësohesh të vendosësh maskën dhe të ecësh para për hir të trashëgimisë, misionit që ka lënë pas dhe për hir të fëmijëve. Ata nuk meritojmë më shumë dhimbje se ajo që kanë kaluar. Në përditshmëri dukesh sikur e vazhdon përditshmërinë, por është pa ngjyrat që kishte.
Gjëja që më mungon më shumë është këshilla, që është e drejtë. Më mungon dhe telefonata që bën kur të ndodh diçka e bukur. E ndjej gjithmonë dhe e kam aty. Ai ishte unë dhe unë isha ai”, tha ndër të tjera ajo
.