Legjionarët/ Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol, sukses për Kumbullën e Balliun në Spanjë

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran, teksa Basel fitoi titullin kampion. Pas 15 sezonesh dhe 301 ndeshjesh me këtë skuadër, Xhaka u tërhoq nga futbolli i luajtur. Tifozët e Basel kishin përgatitur një koreografi të bukur për të përshëndetur idhullin e tyre, ndërkohë që në këtë moment të rëndësishëm ishte prezent edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, lojtari i Bayer Leverkusen.

Mirlind Daku shënoi për të tretën ndeshje radhazi në kampionatin rus me Rubin Kazan, duke arritur në 15 gola këtë sezon. Ai është ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit, duke u ndjekur nga Ugalde i Spartak Moskës, i cili ka shënuar 16 gola.

Çeki, Qazim Laçi shënoi një gol të rëndësishëm për Sparta Pragën kundër Sigma Olomuc, që siguroi pjesëmarrjen e ekipit në Evropë për sezonin e ardhshëm, pas një periudhe të vështirë. Ky ishte goli i tretë i Laçit në këtë kampionat, ndërsa ai ka dhënë gjithashtu katër asiste.

Spanjë, Kumbulla dhe Balliu arritën suksese me skuadrat e tyre. Kumbulla nuk luajti në fitoren 2-0 të Espanyol kundër Las Palmas, që siguroi qëndrimin në elitë. Ndërkohë, Balliu luajti 60 minuta në barazimin 0-0 të Rayo Vallecano ndaj Mallorcës, që i siguroi vendin e 8 dhe pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane për herë të parë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook