Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka dhuruar asist, në sfidën që Austin FC barazoi 1-1 ndaj Minnesota United.
Përveç asistit, 29-vjeçari luajti një ndeshje mjaft të mirë, ku pati disa mundësi për t’i konkretizuar në gol.
Uzuni deri më tani numëron 13 ndeshje në elitën e kampionatit amerikan me fanellën e Austin FC. Ai, gjithashtu, ka shënuar 1 gol.
(J.S/)